Beatrix Ramosaj bëhet nuse, Albani i emocionuar:” Mezi po pres…”
Beatrix dhe Alban Ramosaj përveç profesionit të njëjtë si këngëtarë, janë shumë të lidhur së bashku edhe si motër e vëlla. Shumë herë ata na kanë treguar se kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe ndajnë çdo moment me njëri-tjetrin. Këto kohë, përveçse në muzikë, të dy kanë filluar të shfaqen edhe si modelë në sete të ndryshme fotografike. Së fundmi, Betarix ka publikuar një fotografi në të cilën shihet duke pozuar e veshur nuse. Madje për të shmangur dyshimet, këngëtarja ka treguar menjëherë se është thjesht një fotografi për reklamë. Megjithatë duket se vëllait të saj, Albanit kjo i pëlqen shumë si ide dhe madje uron që shumë shpejt ta shohë motrën me të vërtetë nuse. “Oo mezi po pres të të shikoj në dasmë me të vërtetë”, – ka komentuar Albani në fotografinë e Beatrix. Nuk e dimë se kur do t’ia plotësojë këtë dëshirë Beatrix vëllait të saj, por është e sigurt se në çdo kohë që do të vendosë të martohet ajo do të duket një nuse shumë e bukur, shkruan Who