‘Shtëpia e barit’ me vlerë 1,3 milionë paund në Britani, arrestohen 3 shqiptarë (EMRAT)
Një shtëpi e mbushur me kanabis është zbuluar nga policia në Leicester të Anglisë. Ishte një kompani e specializuar në trajnimin e qenve që nuhasin drogën kishte telefonuar policinë e më pas duke gjetur brenda saj të fshehur tre shqiptarë. Të arrestuarit janë shqiptarë, Renald Dema, 21 vjeç, Ali Hoxha, 29 vjeç dhe Juljan Jaku, 29 vjeç.
‘Daily Mail’ raporton se qentë shkonin vazhdimisht në një mur aty ku bënin sjellje të çuditshme. Policia arriti menjëherë në vendin e ngjarjes pas telefonatës dhe zbuloi “shtëpinë e barit” të mbushur me kanabis, i cili nëse do të dilte në treg do të kapte një shifër prej 1,3 milionë paund.
“Ky ishte një zbulim mjaft i rëndësishëm, pasi jo vetëm çoi në arrestimin e 3 personave, por ndaloi që kjo sasi e madhe droge të hidhej në treg. Ata që kishin këtë fabrikë kanabisi menduan”, tha Ross Dimmock, inspektor i zonës.
(a.b)/dosja.al