Shtëpi luksoze në Tiranë? Beniada: “Më pyesin: Ku i gjete lekët?”

Beniada Nishani dhe Argjira Sapnaca ishin të ftuara këtë të mërkurë në “Goca & Gra” ku kanë rrëfyer për bashkëpunimin e tyre në emisionin “N’Trip”.

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Beniada është tranferuar në Shqipëri për të jetuar dhe përmes rrjeteve sociale ka zbuluar edhe pamje nga shtëpia e saj këtu në Tiranë. Ngado u përfol për të dhe shtëpinë e saj “luksoze”, por sa të vërteta janë këto lajme?

Beniada foli ekskluzivisht për “Goca&Gra” se nuk është e vërtetë, pasi ajo po jeton në një apartament 1+1 këtu në Tiranë dhe nuk ka asnjë vilë apo pyetjeve “Ku i gjeti lekët”, siç u shpreh se i shkruajnë, ajo tha se është thjesht një banesë “modeste”.