Shtatzënia e ka bërë Eminën më të ndjeshme: Njerëzit më të fortë janë ata që…

Emina Çunmulaj është duke shijuar pritjen e ëmbël me fëmijën e saj të tretë, i cili do të jetë një djalë. Ndonëse këto kohë modelja ka vendosur të qëndrojë pak e distancuar nga rrjetet sociale, jo më larg se dje ndau një fotografi ku shihet e veshur në ngjyrë të zezë e ku i duket barku i rrumbullakosur.

Emina e ka përdorur këtë moment për të dhënë një mesazh të rëndësishëm për ndjekësit, por duke mos treguar nëse kjo gjë lidhet me vetë atë. “Njerëzit më të fortë nuk janë ata që tregojnë forcë të madhe përballë nesh, por ata që fitojnë beteja dhe ne nuk dimë asgjë”, ka shkruar Emina.

A të jetë kjo shprehje një tregues së Emina ka kaluar beteja të cilat ne nuk i dimë? Këtë mund të na i tregojë vetëm ajo, megjithatë në intervista të dhëna në Shqipëri, Çunmulaj ka treguar se është një vajzë shumë e fortë dhe se i ka bërë ballë të gjitha vështirësive që ka hasur që në moshë të vogël./revistawho.com