Shtatzëni dhe eros, modelja shqiptare çmend internetin me të dashurin reper

Amina Shena është modelja simpatike dhe e veçantë që e kemi parë shpesh të pozojë në projektet e Endrit Mërtirit. Ajo tashmë është shtatzënë, në pritje të fëmijës së saj të parë, duke finalizuar kështu tetë vite të bukura histori dashurie me reperin Adonis Dollapi, i njohur si Lazy. Lajmin se po bëhen prindër të një djali çifti e dhanë me publikimin e këtij seti fotosh, ku Amina zbulon barkun e rrumbullakosur. Fotot janë shumë të veçanta pasi nuk mungon erosi në pozat e tyre, ku pozojnë gati duke u puthur apo qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në momente vërtet intime. Në dorë mbajnë ekon e bebit, ndërkohë që reperi ia shpreh dashurinë asaj me gjeste në mënyrën më të adhurueshme të mundshme.