Shtatzënë për herë të parë? Anxhela Peristeri u përgjigjet zërave

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri konfirmoi vitin që lamë pas lidhjen shumëvjeçare të dashurisë me partnerin e saj, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur. Këngëtarja ka deklaruar se në shumë raste e ka ‘gënjyer’ publikun kur ka qenë e ftuar apo e pyetur për këtë temë, sepse ka dashur që ta ruajë për vete lidhjen e dashurisë.

E pyetur rreth kësaj, Anxhela ka deklaruar se është pak supersticioze dhe se privatësia i ka sjellë të mira. Këngëtarja ka thënë se partneri i saj nuk është pjesë e showbiz-it dhe për momentin nuk ka plane për një ceremoni zyrtare, por kur kjo të ndodhë, do të merret vesh.

Së fundmi, Anxhela ishte e ftuar për të performuar në “Love Island Albania”, por gjithë vëmendjen e mori barku i saj paksa i rrumbullakosur që nxiti aludime te fansat për shtatzëni.

Mirëpo, Anxhela ka mohuar se është shtatzënë në rrjetet sociale ku është pyetur nga një ndjekëse.

Classlifestyle