Shtatzënë për herë të dytë, zbulohet gjinia e bebit të Andrrës dhe Sinan Hoxhës

Çifti i njohur, Sinan Hoxha dhe Andra Destani do të bëhen prindër për herë të dytë.

“Abc News” shkruan se Andrra është në pritje të ëmbël. Madje është zbuluar edhe gjinia e bebit, i cili do të jetë djalë.

Andrra dhe Sinani janë prindër të një djali të quajtur Ansi, i cili duket se do të bëhet me vëlla të vogël.

Megjithatë ky lajm nuk është konfirmuar ende nga çifti i njohur ndaj na mbetet të presim për të parë nëse familjes do i shtohet një anëtar i ri.