Shtatzani e komanduar: katër atlete ruse presin fëmijë me “kërkesë” të trajneres

Shtatëzani e komanduar për të mos “humbur” kohë të cmuar. Katër atlete të kombtares ruse të skive kanë mbetur shtatzënë në të njëjtën periudhë me sugjerimin e menaxheres-trajnere të tyre. Ky sezon është tranzicioni, ose më saktë nuk parashikon Olimpiadë ose Kampionat Botëror, por vetëm Kupën e Botës. Ajo që ka këshilluar atletet e saj të futen në shtatëzani ka qenë trajneria Yelena Vyalbe, 51 vjec, një legjendë e sportit ku në fundin e viteve ‘80 e ‘90 ka fituar pesë Kupa Bote, 14 medalje të arta e 3 olimpike (asnjë në nivel individual).

Janë bindur menjëherë Yulia Belorukova (24 vjec nga Sosnogorsk), Anastasia Sedova (24 nga Sarvov), Elena Soboleva (27, tani Ustiugova pasi është martuar me kolegun Sergey Ustiugov) e Tatiana Aleshina (25 nga Tyumen). Praktikisht e gjithë stafeta ruse femërore. Belorukova ka mbetur shtatzënë pak pas Botërorit të Seefeld në shkurtin e kaluar e kështu duhet të bëhet mama për punë ditësh. Vyalbe ka treguar se e ka grumbulluar skuadrën në fund të sezonit të kaluar e se i ka thënë atleteve që kjo do të ishte një periudhë ideale për të patur një fëmijë: “Jam e lumtur që më dëgjuan”, ka deklaruar Vyalbe. Nuk është bindur vetëm Natalja Neprjaeva, 24 vjec nga Tver, që pas dy mendalje bronxi në Seefeld në ndjekje e në stafetë ka vendosur të vazhdojë me garat.