Shtatë këngët shqiptare me shi që do ju bëjnë t’i doni këto ditë

Në ditët me shi na ndodh të gjithëve të gërmojmë kujtime, të bëhemi nostalgjikë, por dhe t’i hymë ‘Youtube-it’ për të gjetur çdo këngë të mundshme që bëhet njish me gjendjen tonë shpirtërore e që ka fjalën ‘Shi’ brenda.

Në një ditë të mjegullt si e sotmja, revista Who është kujdesur të bëjë një rikërkim të shpejtë për t’iu renditur të gjitha këngët që u krijuan për ditët me shi e që ju i keni stërdëgjuar.

Veç mos hyni shumë në mendime, mjafton t’i shijoni:
1. Vaçe Zela – Djaloshi dhe shiu. E kush nuk e mban mend këngën historike dhe zërin ikonik të Vaçe Zelës me djaoshin dhe shiun. Melodi kjo që në vitet 2000 ishte e preferuara e të gjithë këngëtarëve të rinj për të performuar tek ‘Ethet e së premtes’.

2. Fisnikët – Shiu. Edhe kjo melodi me siguri ka shoqëruar shumë adoleshentë, të rritur e jo vetëm teksa kanë përjetuar historinë e parë të dashurisë duke e vendosur veten edhe brenda kontekstit të kësaj kënge.

3. Elita 5 – E urrej shiun. Ky projekt me siguri lidhet me të gjithë ata që kanë humbur një histori dashurie. Nëse këto ditë ju kanë gjetur melankolikë “E urrej shiun kur bie, se njëherë më fiku një zjarr dashurie” do jetë shoqëruesi më i mirë.

4. Miriam Cani – Shiu im. Këngëtarja e solli këtë projekt 6 vite më parë. E gjitha e xhiruar në një vend të thatë e shkretëtirë kur gjithçka duhej ishte shiu.

5. Argjentina Ramosaj – Si shiu. Njihet ndryshe si një nga këngët që shenjoi karrierën e Ramosajt. Edhe sot mbetet ndër hitet më të dashura, sidomos për vajzat.

6. Ylli Limani – Shiu. Ndonëse Ylli e vonoi këngën e tij për shiun, justifikoi gjithçka me punën e berë. Sot ajo numëron 7 milionë klikime në ‘Youtube’ e është kthyer në një hit.

7. Klajdi Haruni – Shiu i verës. Me nota të qeta, Haruni solli shiun e verës brenda së cilës si çdo herë tjetër nuk mungoi dhe historia e dashurisë./revistawho.com