Shquhet për operacionet e saj të pafundme plastike por Jocelyn Wildenstein pohon se nuk ka bërë asnjë të tillë në fytyrën e saj!
Jocelyn Wildenstein e njohur për operacionet e saj të shumta plastike ka përsëritur se në jetën e saj nuk ka bërë kurrë operacione të këtij lloji. Gruaja 82-vjeçare nga Zvicra ka thënë gjithmonë se njerëzit i kanë ndryshuar fotot e saj me Photoshop dhe për të vërtetuar këtë gjë, ka postuar një foto kur ishte 15-vjeçe.
Këtu jam unë, në një kurs baleti në Zvicër, kur isha 15 vjeçe, kështu që boll spekuluat me imazhin tim. I them mediave që të ndalen! Dhe i them që të mos i ndryshojnë fotot e mia me Photoshop. Mjaft postuat foto të rreme të miat. Së shpejti, do të shikoni fytyrën time të vërtetë në televizor.
Jocelyn Wildenstein është e njohur për operacionet e saj plastike, duke rezultuar në pamjen e saj si mace.