Shqiptarja zgjidhet “Miss Michigan America 2022”
Sukseset e shqiptarëve në botë shtohen dita-ditës. Së fundmi, Marinela Shpati është shpallur “Miss Michigan America 2022”. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes disa fotografive që ka shpërndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.
Në postimin e bërë në Instagram, Marinela ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që ia kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe, duke treguar se i është shumë mirënjohëse.
“Para së gjithash dua ta nis këtë postim duke falënderuar Zotin, sepse koha e tij është gjithmonë perfekte. Sepse ai ka bërë dhe vazhdon të bëjë gjëra të mahnitshme për mua!
Jam vërtet e nderuar që u zgjodha Mrs. Michigan America 2022. Faleminderit të gjithëve që besuat tek unë dhe që më dhatë mundësinë të ndaj zemrën time! Faleminderit Michigan që më zgjodhët mua për t’ju përfaqësuar! Jam përgjithmonë mirënjohëse.
Faleminderit të gjithë sponsorëve dhe trajnerit tim. Për burrin tim, të dua! Faleminderit që gjithmonë më keni mbështetur dhe besoni në mua! Familjes sime, miqve dhe familjes time të punës faleminderit, dashuria dhe mbështetja juaj vlerësohet shumë! Për motrat e mia mbretëresha, ishte e mrekullueshme që ju njoha të gjithave.
Zoti ju bekoftë”, ka shkruar bukuroshja shqiptare.
View this post on Instagram
abcnews.al