Shqiptari publikon foton e të ëmës që dergjet tek Infektivi në gjendje të rëndë: “Turp për ata që dalin pa maskë!”

Nesim Maxhuni është një qytetar që u ka bërë thirrje të gjithë njerëzve të respektojnë distancimin social gjatë pandemisë së koronavirusit.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale një foto të së ëmës së tij që është e shtrirë në krevat pasi po lufton me Covid-19. Qytetari shkruan se fotoja është shkrepur tek Klinika e Infektivit.

Ai shton se ka parë 20 a 30 njerëz të tillë në këtë gjendje dhe shkruan se është turp të dalësh pa maskë nga shtëpia kur ka njerëz që po luftojnë me jetën.

“Per ata qe hala kane dyshime…KJO FOTO NUK OSHT’ N’ITALI! Kjo osht nana jeme n’Intenzive! Tash e tri jave ne sherbim intenziv! me dale neper qytet pa maske, duhet me t’ardhe turp! Perndryshe, i njoh edhe nja 20-30 njerez qe nuk jon n’kete gjendje, po jon shume keq tu u perballe me Covid! Ka shume raste aktive, prandaj duhet kujdes i shtuar, jo panike, por menagjim dhe shume KUJDES! Per te gjithe ata qe m’kane shkrujte, nana ka sheja t’vogla t’permiresimit, por shpresa jone osht’ e madhe! ”, shkruan ai krah fotos.

Per ata qe hala kane dyshime…KJO FOTO NUK OSHT’ N’ITALI!Kjo osht nana jeme n’Intenzive! Tash e tri jave ne sherbim…

Posted by Nesim Maxhuni on Monday, July 13, 2020