Shqiptari përfaqëson Zvicrën në “Eurosong”, pretendent për të fituar vendin e parë

Festivali europian i këngës “Eurovision” këtë vit mund të ketë një fitues kosovar, kështu, sipas basteve, favorite është kënga e Gjon Muharremajt “Tout l’Univers”, i cili përfaqëson shtetin e Zvicrës.

Ai njihet për publikun me emrin “Gjon’s Tears” dhe sipas basteve, gjasat më të mëdha për ta fituar “Eurovision”-in i ka Zvicra.

Festivali europian i këngës do të mbahet më 2021-shin dhe si zakonisht, do të ketë dy gjysmëfinale dhe finalen e madhe.

Netët gjysmëfinale të “Eurovision”-it do të mbahen më 18 dhe 20 maj, kurse finalja më 22 maj, ku edhe do të shpallet fituesi.

/Panoramaplus.al