Shqiptari me koronavirus pështyn policët, 14 prej tyre futen në karantinë
Një 26-vjecar shqiptar është kapur sot në Greqi, pasi ka thyer karantinën dhe dyshohet se ishte i infektuar me COVID-19. Mësohet se i riu ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe thyente pasqyra makinash ne momentin që u pikas.
Për kapjen e tij u mobilizuan 14 efektivë të skuadrës DIAS. Duke qene se kundërshtoi dhe pështyu të 14 policet, këta të fundit janë futur në karantinë, mëson oranews.
Shqiptari vuante nga probleme psikologjike, ndërsa në momentin e kapjes ishte me temperature 38 dhe nen dyshimet e koronavirusit do i nënshtrohet analizave.