Shqiptari mbyllet në shtëpi dhe i vë flakën banesës në Itali
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali. Një 33-vjeçar shqiptar është mbylluar në shtëpi dhe i ka vënë flakën banesës. Ushtria arrestoi në flagrancë një 33-vjeçar shqiptar me akuzën e zjarrit, dhunës dhe rezistencës ndaj një funksionari publik. Banorët e një godine në Macherio raportuan një erë të fortë tymi që vinte nga një apartament. Ushtarët mbërritën në vendngjarje dhe gjetën derën të mbyllur dhe burrin duke bërtitur se i kishte vënë flakën banesës me benzinë dhe donte të vriste të gjithë.
Kur e bindën të hapte derën, ai rezistoi për të shpëtuar, duke sulmuar policët. Ushtria, arriti të shuante zjarrin para se të përhapej në shtëpi të tjera.