Shqiptarëve iu zbulohen shtëpitë e barit vlerë 500.000 £, hyrjet e fshehta si në filma
Pesë shtetas shqiptarë janë dënuar me burg në Britani pasi policia iu zbuloi rrjetin e fermave të kanabisit në zonën e Bradfordit dhe në South Yorkshire.
Shqiptarët merrnin me qira papafingo, shtëpi dhe banesa të ndryshme duke përdorur dokumente të rreme identiteti. Disa prej këtyre banesave ishin nëntokë dhe hyrja brenda tyre bëhej nëpërmjet kalimeve të fshehta.
“Menaxheri” dhe shefi i bandës së drogës me vlerë 500,000 £, Klesti Gorcellari, 24 vjeç është dënuar me shtatë vjet e gjysmë burg. 24-vjeçari shqiptar u dënua për prodhimin e kanabisit dhe posedim të dokumenteve false të identitetit. Anëtari i besuar i bandës, shqiptari Isuf Roshi, 24 vjeç u dënua me pesë vjet burg. Armando Sulce, 27 vjeç u dënua me katër vjet burg për prodhim kanabisi.
Të premten e kaluar dy kopshtarët shqiptarë, Andrit Toci, 33 vjeç dhe Revi Shehu, 25 vjeç u dënuan secili me 12 nga muaj burg pasi po luanin një rol të kufizuar në rrjetin e drogës.
Dy anëtarë të tjerë të bandës së shqiptarëve ndodhen në paraburgim. Elvis Abedin, 27 vjeç dhe Mario Tafa, 22 vjeç, të dy nga Kellett Lane do të dënohen muajin e ardhshëm.
Më 7 korrik 2021 policia zbuloi ferma droge të fshehura pas dyerve të rreme në dollap dhe në gropa nëntokë.