Shqiptarët tallen me drejtësinë britanike, publikojnë foto duke qeshur nga burgu

The Sun ka bërë një artikull për shqiptarët e arrestuar në Britani, si anëtarë të bandës famëkeqe Hellbanianz. Në të shkruhet se ata po tallen me drejtësinë vendase, duke bërë postime në mediet sociale, teksa ndodhen në burg.

“Kriminelët e lidhur me bandën famëkeqe Hellbanianz po publikojnë fotografi në Instagram duke qeshur nga qelitë e tyre”,  shkruan The Sun.

Alb-2

Ndërkohë, rrjetet kriminale shqiptare besohet se janë shumë aktive dhe se vjedhjet e dhunshme kanë pësuar rritje në jug-lindje të vendit.

Daily Telegraph raporton se fotot u shfaqën në llogaritë private në Instagram të Fabion Kuçit dhe Azem Dajçit, aktualisht duke kryer dënimin për vjedhje të rëndë në  Scrubs Wormwood.

Në tjetër shqiptar, me emrin Agron Demarku shfaqet mbi shpatullat e një të burgosuri tjetër.

Alb-3

Demarku, drejtuesi i një bande kriminale është dënuar me 63 vjet burg, për shfrytëzim prostitucioni.

Autoritetet thonë se policia ndodhet në gatishmëri në Kent dhe Surrey për arrestimin e kriminelëve shqiptarë, të cilët po bëjnë grabitje të dhunshme në të gjithë jug-lindjen, ku paratë dhe argjendi i vjedhur po kontrabandohen përsëri në Shqipëri.

Ministria e Drejtësisë tha se telefonat celularë iu janë sekuestruar të arrestuarve dhe se llogaritë e medieve sociale i janë bllokuar.

Alb-4

The Sun raportoi më parë sesi bandat shqiptare kontrabandonin dërgesa të mëdha kokaine direkt nga Evropa, duke ndryshuar fytyrën e tregut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar.

Mijëra shqiptarë arritën në Mbretërinë e Bashkuar në fund të viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000 gjatë një krize refugjatësh.

Midis tyre ishin shumë shqiptarë që pretendonin se ishin kosovarë,  në atë që prej asaj kohe është përshkruar si “rasti më i madh i ndërrimit të kombësisë” në historinë e fundit të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar.

Alb-1

Prostitucioni

Fillimisht ata ishin një bandë e vogël, veteranë të luftës dhe të etur për para.

Shumë shqiptarë, nisën të punonin si truprojë në bordellot e Londrës, që atë kohë mbizotërohej nga mafia malteze. Puna në këtë sektor, bëri që ata të marrin në dorë frenat e “tregut” të prostitucionit në Londër.

Top Channel