Shqiptarët sfidë autoriteteve britanike, injorojnë hapur ligjet. Daily Mail jehonë yllit të TikTok: I ekstraduar në Shqipëri për vjedhje, si mundi 32-vjeçari të rikthehet dhe të festojë Vitin e Ri në Londër

Media britanike, Daily Mail, i ka bërë jehonë rasteve të shqiptarëve të ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar si të përfshirë në botën e krimit, por të rikthyer sërish në mënyrë ilegale në ishull.

Për ta ilustruar këtë, merret si shembull rasti Aleks Vishës, yllit të shqiptar të TikTok, i cili vetëm gjatë natës së ndërrimit të viteve arriti të fitonte me 24 milionë pikë, një sfidë në Tik Tok ndaj një shtetasi arab.

Visha rezulton një person me precedent penal, i ekstraduar në Gjermani për vjedhje, i dëbuar në Shqipëri e më pas i rikthyer sërish në Angli.

Edhe pse është ekstraduar, mediat britanike shkruajnë se 32-vjeçari është rikthyer sërish në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë ilegale dhe tallet në rrjete sociale për këtë gjë. Sipas Daily Mail dyshohet se Vishaj, ka përdorur një pasaportë false për t’u kthyer në Londër dhe mund të ketë ardhur ose përmes transportit detar, ose përmes linjës së fluturimeve.

 

Në natën e ndërrimit të vitit, Aleks Visha, postoi një video në rrjete sociale ku shihet me kostumin kombëtar shqiptar, e duke festuar në një bar të Londrës. Ai shihet nën shoqërinë e shqiptarëve të tjerë, duke kënduar me zë të lartë në gjuhën shqipe. Por përveç Vishajt, mediat britanike ngrenë alarmin edhe për Dorian Pukan, i cili është rikthyer pavarësisht dy dënimeve në Londër për vjedhje. Ai ishte depërtuar dy herë dhe sërish kishte mundur të hynte në Londër.

Dedektivi Mick Neville ironizoi sigurinë që ka Anglia, duke thënë se “kufijtë tanë kanë më shumë vrima se një sitë”.

Ai kërkon të hetohet se si shkoi në Angli një person i njohur për drejtësinë: “Ka kaluar kanalin me varkë apo ka përdorur dokumente të rreme?”

Ky rast, thotë ai, është shqetësues, ndërsa kërkon më shumë kontrolle në kufi, për të mbajtur larg kriminelët dhe terroristët.