“Shqiptaret janë më të mira”, ish-futbollisti dhe Sabiani tregojnë eksperienca e tyre: Kam pasur shumë femra! Jam beqar sepse…
Ish-futbollisti Kledi Hysa dhe këngëtari Sabiani kanë treguar eksperiencat e tyre me femrat në “Big Brother VIP”.
Të dy kanë qenë të njëjtit mendim për femrat shqiptare, duke thënë se janë më të mira se të huajat.
“Prandaj jam beqar, s’jam martuar akoma”– tha Kledi Hysa, i cili ka treguar më parë se ka një lidhje jashtë shtëpisë së “BBV”.
Kur Sabiani e pyeti: ‘A është shtatzënë?”, ai iu përgjigj: “Është!”
Pjesë nga biseda:
Sabiani: Një shqiptare të duhet
Kledi: Shqiptare do ishte mirë
Sabiani: Unë kam shumë eksperienca, gjaku jot, kanë aromë këto tonat. E çuditshme
Kledi: Prandaj jam beqar dhe nuk jam martuar akoma. Edhe njëherë që kisha mundësinë …
Sabiani: Bëj test
Kledi: Vetëm e folura shqip, mbaroi
Sabiani: Nga eksperienca ime them, kemi një lloj kimie me njëri-tjetrin. Është shtatzënë ajo?
Kledi: Është! Kemi gjithë këto femra bukura, gjynah
Sabiani: Nuk është koncepti që kemi femra të bukura, se mund të jetë e bukur dhe një e huaj. Është kimi që e kam ndjerë, kam pasur kontakte yhyyy sa shumë
Kledi: Se unë s’kam pasur. Kam qenë i lidhur me një kosovare, yll femër.
Sabiani: Njësoj janë, shqiptare e Kosovës, Malit të Zi, ato të Maqedonisë janë shumë të mira
Kledi: Isha në njohje me të, ishte mjalt.
/Panoramaplus.al