Shqiptarët e masakruan me thika, djali i prezantueses italiane tregon plagët e rënda

Ka kaluar mbi një muaj nga dita kur disa të rinj shqiptarë copëtuan me thikë duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit, të birin adoleshent të prezantueses italiane Simona Ventura dhe Stefano Bettarini.

Fatmirësisht çdo gjë ka shkuar më së miri për të riun 19-vjeçar Nicholas Bettarini, i cili ka kaluar me sukses operacionet dhe duket se plagët po i shërohen.

Në mediat italiane gjatë ditëve të fundit po qarkullojnë gjerësisht fotot e tij me shenjat e plagëve, ndërsa çdo problem duket se është mbyllur në trupin e tij, me përjashtim të dorës, të cilën ende e ka në allçi.

19-vjeçari ka nisur pushimet e duket se e ka hedhur pas krahëve ngjarjen e 2 korrikut, sipas JOQ.