“Shqiptarët befasojnë, na pret ferri…”, ja çfarë shkruajnë mediat serbe pas kualifikimit të Tiranës
Mediat në Serbi kanë filluar me reagime nga më të ndryshmet pasi Crvena Zvezda do të luajë në turin e dytë ndaj Tiranës më 25 gusht në “Air Albania”.
“Zvezda vazhdon eliminatoret përmes Tiranës: Shqiptarët befasojnë në Gjeorgji, tani ata presin kampionin serb. Ata do të jenë mysafirë të Zvezdës në një ndeshje të vetme”, shkruan portali i njohur serb, “Telegraf.rs”.
Ndërsa “Kurir.rs” shkruan: “Zvezda duhet të luajë në Shqipëri. Tirana më e mirë se Tbilisi, kuqezinjtë dhe të bardhët po presin ferrin pa tifozë”.