“Shqipëria ka femra egoiste që duan të duken kudo”- Ndjekësja kritikon Manjola Nallbanin, por vajza e këngëtares nuk ia përton: Disa prej tyre s’ka make up që iu bën derman

Manjola Nallbani ka realizuar një set fotografik ku shfaqet e kuruar në çdo detaj.

Këngëtarja dukët mahnitëse e veshur me një fustan ngjyrë pink, që i vendos në pah linjat e saj elegante trupore.

Mirëpo, një prej ndjekësve nuk i ka pëlqyer fotot e Manjola Nallbanit dhe kjo ka bërë që të “ndizet” një debat mes saj dhe vajzës së këngëtares, e cila i ka dalë në mbrojtje të së ëmës.

Në një koment, ndjekësja shkroi se nuk i pëlqejnë pozat e këngëtares dhe se Shqipëria ka femra egoiste që duan të duken gjithandej, duke vënë në dukje që pamja e tyre është zbukuruar me make up, ndërkohë që sipas saj ka shumë femra të bukura e natyrale.

“Unë s’jam e këtij mendimi dhe nuk më pëlqejnë pozat e kësaj… Shqipëria ka femra egoiste që duan të duken gjithkund… Mos harrojmë që pamjet e këtyre janë nën trukun dhe kurimin e tyre maksimal, kur ka femra shumë natyrale, të thjeshta, femërore e të ëmbla,”– shkroi ajo.

Komenti i ndjekëses tërhoqi vëmendjen e vajzës së Manjola Nallbanit, Megi Tonës, e cila nuk ia përtoi me përgjigjen e saj.

Vajza e këngëtares shkroi se fotot janë realizuar për kopertinë reviste dhe jo për foto pasaporte, duke theksuar se është normale të zbukurohet pasi është femër.

“Nuk pretendoj ta kuptosh, po kjo s’është foto pasaporte që të ketë “thjeshtësi”, është set për kopertinë reviste… Nejse, edhe ti pa qene person publik fare dhe s’të njeh askush, nuk i ke lënë mangut as rruazat, as buzëkuqin, as selfiet dhe as profilin publik për pak vëmendje! Është normale që do të zbukurohesh se je femër, po është tjetër çështje që ka disa gra që s’ka make up t’ju beje derman se ju duket negativiteti që në shikim, po te paktën mos gjyko ato që duken bukur dhe janë me mentalitet 100 vjet para!”– iu kthye Megi Toma.

Ndërkaq, edhe këngëtarja ka rënë dakord me mendimin e të bijës, duke komentuar: “O jeta ime! Njeriu që ndihet plot me veten nuk ja vret sytë shkëlqimi askujt tjetër! Unë natyrisht nuk po dal kështu në rrugë për të blerë presh po janë foto artistike për një kopertinë reviste! Ne vitin 2020! Dhe jam Artiste! Kush nuk kupton kaq gjë çfarë të thuash🤦‍♀️ përveçse … ky fat na ra!❤️💎

/Panoramaplus.al