Shqipëria i rrëmben zemrën edhe Steve Aoki-t

Që Shqipëria është shumë e bukur, kjo nuk ka diskutim, por ama rishtazi, i ka rrëmbyer zemrën edhe DJ Steve Aoki, i cili ka publikuar në Instagram një album me foto e video gjatë pushimeve të tij në jug.

“Thjesht unë, deti dhe një prej shpellave më cool që kam parë. Shqipëri, ke zemrën time”, shkroi DJ i famshëm.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Steve Aoki (@steveaoki)

Në foto të ndryshme, Aoki shfaqet duke u argëtuar, eksploruar dhe zhytur në det.

Steve Aoki është një DJ amerikan dhe producent. Ai është ndër emrat më të njohur të muzikës elektronike. Në vitin 2024, Gold House e ka cilësuar si një ndër personat me më shumë impakt nga Azia. Ai ka bashkëpunuar me artistë si will.i.am, Alan Walker, Afrojack, LMFAO, Tini, Linkin Park, Fall Out Boy, Kid Cudi etj.

Rishtazi, ai elektrizoi Vlorën me muzikën e tij, duke dhuruar shumë emocione dhe momente të bukura.

Anabelmagazine