Shqetësoheni për kilet pas festave? Blerina Bombaj ju sjell dietën tre ditore

Pas festave të Vitit të Ri të gjithë mendojnë se kanë shtuar në peshë, duke u ndier në faj për abuzimin gatimet e shijshme. Për të marrë inisiativën e një diete të vlefshme, dietologia Blerina Bombaj e ftuar në programin e pasdites “Rudina”,ka këshilluar ndjekjen e një regjimi treditor, i provuar se rrëzon sasinë e sheqerit dhe kripës së grumbulluar në organizëm gjatë ditëve të festave. Blerina ka këshilluar që dieta të ndiqet deri në 12 javë për një rezultat të kënaqshëm. Më poshtë keni vaktet e sugjeruara nga dietologia Bombaj:

Dita 1

Mëngjes
2 lugë të mëdha gjizë pa kripë
2 vezë shkurte
1 lëng qitro me xhinxher
Paradite
1 kuadrat çokollatë e zezë
Dreka
Një supë me qiqra dhe curry
Sallatë jeshile
Pasdite
10 bajame
1 lëng shege
Darkë
Lakër Brukseli me pak djathë parmixhan të grirë
1 kupë oriz basmati të zier me karafil dhe kurkume
1 çaj mali me rozmarinë dhe mjaltë

Dita 2

Mëngjes
Panxhar, selino, xhinxher – të shtrydhur
1/4 avokado
1 vezë të zier
Paradite
Çokollatë e zezë
Drekë
Sallatë me thjerëza
Supë me spinaq
Pasdite
2 arra Brazili
1 lëng portokalli
Darkë
Sallatë lakër të bardhë e të kuqe, majdanoz
2 lugë elb të zier, 2 kërpudha të pjekura me rozmarinë
1 çaj me kanellë dhe kurkume

Dita 3

Mëngjes
Lëng molle dhe rozmarinë të shtrydhur
Suxhuk me kumbulla të thata, fara dhe arrë kokosi
Paradite
Një çokollatë të zezë
Drekë
Supë me panxhar të pjekur dhe arra
Sallatë me kuinoa
Pasdite
2 arra
1 kivi
Darkë
1 kupë kungull dimri pure, me gjizë
1 omletë me speca të kuq
1 çaj me sherebelë dhe mjaltë

Pas ditës së tretë, jeni të lirë të konsumoni ushqimet që dëshironi, po jo të ngarkuar me sheqer. Mund të konsumoni peshk ose mish.