
Shqetësim nga detektivja Shkenda Lili: “Adoleshentet po mashtrohen nga jeta false e rrjeteve sociale”
Detektivja private Shkenda Lili ka ngritur një alarm për prindërit, duke zbuluar se shumë vajza adoleshente, 16-17 vjeçe, po bien pre e mashtrimeve në rrjetet sociale dhe përfshihen në marrëdhënie me burra më të mëdhenj në moshë, të tërhequra nga jeta luksoze që shohin online.
“Shkojnë në klinika estetike me foto në dorë dhe thonë ‘dua të bëhem si kjo’. Duan iPhone, rroba të shtrenjta, dalje në lokale… dhe kur prindërit nuk ua sigurojnë, i gjejnë diku tjetër,” thotë Lili.
Ajo thekson se mosha më kritike është 14-18 vjeç, kur presioni social dhe ndryshimet psikologjike janë në kulm. Prindërit, të shqetësuar, kërkojnë ndihmën e saj për të zbuluar se me kë shoqërohen fëmijët dhe çfarë fshihet pas ekranit të telefonit.
“Realiteti është tronditës. Prindërit nuk e imagjinojnë çfarë ndodh pas krahëve të tyre,” përfundon ajo.
www.story.al