“Shpresoj të më mbani mend si Skuka i Partizanit”, “bomberi” shqiptar i thotë lamtumirë “demave”

Sulmuesi dibran Xhuljano Skuka ka bërë një hap të madh në karrierën e tij duke u zyrtarizuar te klubi francez i Metz.

Shifra e transferimit thuhet të jetë rekord, ku dhe vetë Partizani e ka theksuar këtë gjë duke e konsideruar si transferimin më të shtrejntë, ku shifrat mendohen të jenë më shumë se 1,4 milionë euro.

Partizani ka ende të drejtën e 20% të kartonit të Skukës. Ndërkohë, Skuka i ka dhënë lamtumirën klubit të Partizanit me dorë në zemër dhe tepër i emocionuar, ku sulmuesi shqiptar nuk e ka harruar ndikimin e klubit të “demave të kuq” në karrierën e tij./ h.ll/abcnews.al