“Shpresoj mos të ketë rënë njeri pre e këtij mashtrimi”, Nevina Shtylla publikon fotot dhe bisedat ku përdorej emri i saj për këtë arsye

Me postimet e fundit në llogarinë e saj, moderatorja e njohur, Nevina Shtylla ka treguar një rast mashtrimi, ku është përdorur emri i saj.

Ajo ka ndarë me ndjekësit foto nga biseda ku disa individë flisnin në emrin e moderatores për të përfituar produkte falas në këmbim të reklamës dhe i ka njoftuar të gjithë të bëjnë kujdes pasi kjo nuk është hera e parë që ndodh.

“Bëni kujdes. Nëse ju ka kontaktuar ky numër bllokojeni pasi nuk është i imi. Ka dalë një modë e re që kontaktohen biznese në emër të personazheve dhe u kërkohen produkte falas në këmbim të reklamës. Nuk jam unë emri i vetëm i cili është përdorur, ndaj bëni kujdes”, ka shkruar Shtylla krah fotove në ‘Instastory’.

Nevina ka publikuar edhe një foto të bisedës së bërë në emrin e saj, duke treguar se shpreson që njerëzit të mos kenë rënë preh e këtij mashtrimi.

Fenomene të tilla janë mjaft të shpeshta në botën e showbiz-it dhe duket se nuk i ka shpëtuar dot as moderatorja simpatike.

revistawho.com