Shprehja e re që vjen nga Amerika: Jam në një ‘situationship’ (dmth as mish as peshk)
Mund të jesh ‘single’, mund të jesh dhe në lidhje. Por mund të jesh dhe në një ‘situationship’. Bëhet fjalë për një lloj lidhjeje që deri tani nuk ishte emërtuar. Në Shtetet e Bashkuara u përdor për herë të parë në një reality televiziv dhe ka nisur të përdoret gjithmonë e më shpesh, edhe në vendet jo anglishtfolëse. Po çfarë do të thotë? Për çfarë bëhet fjalë?
Bëhet fjalë për një lidhje në çift, ku partnerët ende nuk e kanë përcaktuar se çfarë është, por që gjithsesi nuk është impenjative. Varet nga shumë faktorë dhe ka karakteristika që ndryshojnë nga një çift tek tjetri: Nuk është e pamundur që mes partnerëve të ketë lidhje emocionale. Por megjithatë pjesa me e madhe e këtyre marrëdhënieve përfshijnë edhe forma të intimitetit fizik, por kanë gjithmonë diçka më shumë sesa marrëdhëniet me takime të herë pas hershme apo “friends with benefits”, miqtë me të cilët bëhet seks. ‘Situationship’ mund të evoluojë dhe të kthehet në diçka serioze. Apo të kthehet në asgjë.
Dashuria nuk përjashtohet nga ‘situationship’. Megjithatë nuk thuhet, nuk bëhet asgjë nga ato që na bëjnë të themi me zë të lartë “po jam në një lidhje”./revistawho.com