“Shpirtin kam për ta lënë në këtë fshat”, Stresi viziton nga afër banorët e Bubqit
Këngëtari i njohur, Stresi ka vendosur që të jetë pranë të dëmtuarëve nga tërmeti. Reperi ka ndarë në llogarinë e tij në ‘Instagram’ disa video në të cilat shfaqet në fshatin Bubq pranë njerëzve dhe shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.
“Jo rrobat e trupit po shpirtin kam për ta lënë në këtë fshat”, ka shkruar artisti krah videos ku duket se ka përqafuar një të moshuar. Në pamjet e radhës Stresi ka ndarë problematikat e vendit dhe dëmtimet e mëdha që kanë pësuar shtëpitë e banorëve në Bubq.
https://www.instagram.com/p/B5adlMbJqBa/?igshid=1c5127c8td204
Postimet në rrjetet sociale dhe mbështetja e personazheve të njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar ka qenë tepër e madhe, ndërsa një pjesë e tyre i kanë përdorur llogaritë në ‘Instagram’ dhe për të shpërndarë informacione rreth ndihmave të shumta që janë ofruar nga shqiptarët./revistawho.com