Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi i japin fund martesës?

Kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortja e tij, Mira Konçi, duket se i kanë dhënë fund martesës së tyre shumëvjeçare.

Lajmi është bërë publik nga “Albeu.com” dhe gjatë ditës së sotme është ndarë në media e portale. Ndonëse askush nga çifti nuk ka konfirmuar, mendohet se kompozitori i njohur dhe bashkëshortja e tij nuk jetojnë më bashkë.

Katër vite më parë, çifti u shpërngul me dy fëmijët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mira Konçi dhe e bija vazhdojnë të qëndrojnë atje, ndërsa kompozitori është kthyer në Shqipëri prej disa kohësh. Drini, djali, prej kohësh merret me muzikë dhe me produksione muzikore.

Edhe në rrjetet sociale, çifti ka fshirë çdo foto me njëri-tjetrin, madje as nuk ndiqen më në Instagram.