Shpërthimi i Robert Aliaj pas kërcimit të Rashel Kolanecit, pse braktisi panelin
Robert Aliaj tashmë prej 6 vitesh është anëtar i jurisë në spektaklin e kërcimit “Dance with me“. Natën e mvbrëmshme gjatë një debati të vogël më çiftin konkurrues Rashel Kolaneci dhe Seldi Qalliu, ai më shumë se sa komentoi performancën e çiftit u mor me situatën që u krijua pas përfundimit të saj. “Në spektaklet shqiptare humori dhe niveli banalitetit ka arritur kulmin dhe kjo nuk është aspak normale sepse nuk mund të prishej një moment i atillë valsi me banalitetet të çfarëdo lloji”, tha ai revoltuar. Ai nuk ka pranuar të qëndrojë më në show, duke u larguar nga paneli i revoltuar, por u pa të rikthehej pas disa minutash. Shkak për shpërthimin e tij, u bë Rasheli e cila e ndërpreu ndërsa ai po shpjegonte si iu duk ai vals. Rasheli tha se madje po kërcente me një palë taka shumë të larta dhe të holla, por kaq u desh dhe ai t’i bënte me dije asaj, se në fakt nuk po fliste për sipërfaqen por për përmbajtjen. Në bisedën me Rashelin pas kthimit në panel, ai tha se nuk e kishte me performancën e saj sepse ishte shumë mire, por me situatën e krijuar.