Shpërthen stilistja ndaj Inva Mulës: “Sa e sajuar, s’paska një mik t’i thotë mos u vish kaq cheap?!”

Stilistja Mimi Memiaj, ka reaguar ashpër ndaj veshjeve të Inva Mulës në daljet e saj publike në Shqipëri. Ajo ka shkruar një status në rrjetet sociale, ku thekson se veshja e sopranos me famë botërore është e tmerrshme dhe e lirë, ndërsa ngre pyetjen se si ka mundësi që askush nuk ia vë në dukje këto lloj veshjesh. “Turp kush mban firmën si “designer” nëse është i/e tillë kuptohet. Sa e sajuar nga edicioni në edicion”, shkruan stilistja”. Më tej duke iu përgjigjur një komenti poshtë statusit shkruan: “Nuk e di si nuk i thotë dikush mike apo mik, mos u vish aq cheap?!”. Nuk dihet nëse në këtë mënyrë Mimi po shpreh ambicien për të marrë përsipër veshjen e prezantueseve në spektakle të mëdha në Klan” si “Virtuzët” etj, pasi thuhet se ajo aktualisht vesh velinat e programit investigativ “Stop”. /Story.al/