Shpërthen Kejsi Tola, shkëmben hapur mesazhe dashurie me artistin
Këngëtarja e njohur Kejsi Tola, e cila arriti formën e saj perfekte me debutimin e krijimit “Iceberg” në “Kënga Magjike”, si rrallë herë ka shpërthyer në mesazhe dashurie me mikun e saj artist që quhet Branimir (Brano) Agovi. Këngëtarja që njihet për tipin e saj të rezervuar në publik, ka shpërthyer në mesazhe dashurie ndaj këngëtarit dhe aktorit simpatik që studion në Vjenë (Austri), Branos. Pasi postoi një foto duke pirë kafe në Shkodër, Kejsi i tregonte atij se e kishte marrë shumë malli. Ai ia kthehu me “Shihemi së shpejti”, ndërsa Kejsi iu përgjigj “Love U super boy”. Edhe Brano ka postuar foto me Kejsin në Instagramin e tij, ndërsa ishte duke shijuar një kafe në barin e një hoteli në Shkodër, “With my super girl” ishte mbishkrimi i djalit të pashëm, poshtë së cilit nuk ka vonuar komenti i Kejsit duke shkruar tri herë “Love, love, love”.