Shpenzoi 100 mijë sterlina brenda natës, ylli i Man. City fotografohet i dehur në Las Vegas
Ylli i Manchester Cityt dhe blerja më e shtrenjtë e klubit, Jack Grealish, është sërish në qendër të vëmendjes së mediave britanike. Futbollisti që i kushtoi 120 milionë euro Guardiolës, është fotografuar në Las Vegas, në gjendje jo të mirë.
Jack Grealish ka shpenzuar plot 100 mijë sterlina brenda një nate në Las Vegas, duke porositur edhe 120 shishe shampanje për miqëtë e tij. Grelish është fotografuar në një nga klubet e natës në Las Vegas rreth orës 4 të mëngjesit, ku shihet se është në gjendje të dehur.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Grealish është në qendër të skandaleve në Angli, pasi shpeshherë janë publikuar foto të tij në gjendje të dehur, apo në praninë e femrave me pagesë…