Shpenzime të çmendura, Tom Cruise në filmin e ri “Mission: Impossible” thyen çdo limit
Tom Cruise është në bisedime me regjisorin Christopher McQuarrie dhe producentët e vazhdimit të shtatë dhe të tetë të “Mission: Impossible”, sepse deri më tani ka shpenzuar më shumë se 400 milionë dollarë (354 milionë euro).
Xhirimet e shtrenjta janë realizuar në lokacionet të ndryshme anekënd botës, ndërsa pas Afrikës së Jugut, aktori do të udhëtojë drejt veriut të Afrikës për të vazhduar me punën.
Megjithatë, Daily Mail raporton se autorët e “Mission: Impossible” janë të shqetësuar për shkak të shpenzimeve të mëdha. (Vetëm për xhirimet e deritanishme të “Mission: Impossible 7” janë shpenzuar rreth 290 milionë dollarë).
“Njerëzit nuk mund të besojnë se Tom nuk mendon aspak për paratë. Është fakt se kostot shtesë po grumbullohen dhe tani janë në telashe të mëdha”, ka thënë një burim i paidentifikuar.
Sipas burimit, të gjithë janë të vetëdijshëm se Cruise është yll i madh, mirëpo ata duan të shohin rezultate konkrete nga shpenzimet e pamatura.
Përndryshe, filmi “Mission: Impossible 7” është dashur të publikohej në shtator të këtij viti, mirëpo premiera është shtyrë për vitin 2023. Ndërkaq, vazhdimi i tetë pritet të vijë para publikut një vit më pas. /Telegrafi/