
Shpenzime marramendëse, Butrnit Imeri harxhon çmimin e majmë për një veshje tek klipi i ri
Butrint Imeri është një nga këngëtarët më të njohur shqiptarë, i cili së fundmi ka publikuar bashkëpunimin me Nora Istrefin, “Dy zemra”.
Kjo këngë është pritur shumë mirë nga publiku. Por vëmendja përpos pamjes së Norës, ka rënë edhe tek veshja e Butrintit.
Në këtë klip, ai shfaqet me tre veshje të ndryshme ku mbizotëronte ngjyra rozë. Veshjet janë të markave të njohura, si Prada, Balenciaga, Dior, etj.
Faqja e Instagramit “shqipcloset” ka zbuluar se për një veshje, këngëtari ka harxhuar një shifër marramendëse, plot 2598 paund.