Shpejtësia e lartë i mori jetën, dalin fotot e 25 vjeçares që humbi jetën në lule të rinisë

Një aksident fatal ndodhi ditën e djeshme në zonën e Vlorës, ku humbi jetën tragjikisht 25 vjeçarja Gabriela Meto.

Në media janë publikuar së fundmi fotot e 25 vjeçares, e cila u shua në lule të rinisë. Ajo ishte duke udhëtuar me një të afërmen e saj, ku kjo e fundit ka marrë plagë të rënda.

Raportohet se dy vajzat po udhëtonin në Nartë të Vlorës, kur automjeti doli nga rruga për shkak të shpejtësisë së lartë, u rrotullua disa herë dhe i mori jetën të resë.