Shpati e paska ndarë mendjen për dasmë me vajzën nga Maqedonia, mamaja e tij zbulon se kur do të martohet

Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi ka qenë ditën e sotme i ftuar në rubrikën ‘N’fermë’ me Ervin Kurtin i shoqëruar nga mamaja e tij dhe shumë personazhe të tjerë të njohur.

Gjatë intervistës, Shpati ka pohuar se është në një lidhje me një vajzë nga Maqedonia e cila në profesion është grimiere, por nuk ka dashur të zbulojë më shumë detaje.

Ndërsa mamaja e këngëtarit ka treguar se brenda 1 viti do të ketë dasmë. Ajo ka shtuar se është një vjehrrë midis tradicionales dhe modernes dhe se dëshiron një nuse të bukur ashtu siç është dhe vetë Shpati.

Këngëtari i ka premtuar Kurtit se do ta ftojë në dasmë, teksa të gjithë kanë bërë ‘Gëzuar’ për këtë moment special në jetën e Shpatit rreth tryezës.

 

revistawho.com