Shpat Kasapi nis romancë të re? Njihuni me vajzën që shkëmben puthje e përqafime të ngrohta në festën private të 32 vjetorit

Me pjesëmarrjen e tij në garën e spektaklit “Your face sounds familiar Albania”, këngëtari Shpat Kasapi ka arritur të bëjë për vete më shumë fansa, pasi publiku po e njeh karakterin e tij artistik në shumë dimensione. Ndërkohë të gjithë bëhen kureshtarë të dinë nëse Shpati është “single” apo çift sa i takon jetës sentimentale. Deri tani ai ka preferuar të luajë paksa duke mos dhënë asnjë përgjigje të prerë në lidhje me këtë fakt, ndërkohë që në profilin e tij në Instagram nuk gjejmë asnjë gjurmë lidhjeje të re. Por disa ditë më parë artisti kishte ditëlindjen, ditë kur mori shumë urime për 32 vjetorin. Edhe pse ai nuk e kishte bërë plan, u befasua kur miqtë e ngushtë e ftuan në ditëlindjen e tij, pasi i kishin organizuar një ftesë surprizë në në një nga lokalet luksozë të Tiranës. Në natën me shishe të kushtueshme mbi tavolina dhe një DJ që luajti deri në mesnatë muzikën më të preferuar të Shpatit, ishin miqtë VIP të artistit ata që kishin ideuar këtë festë ndryshe për mikun e tyre. Revista “Story” ka mundur të sigurojë foto nga momenti i shuarjes së qirinjve vendosur mbi tortën speciale me numrin 32, ku miqtë afroheshin për ta përqafuar e për t’i uruar me përzemërsi të bëhet 100 vjeç! Por mes këtyre fotove na bie në sy prania e një vajzë simpatike në krah të Shpatit. Lind pyetja a mund të bëhet fjalë për një romance të re duke u nisur nga mënyra si artisti e përqafon e puth? Biondia gjatë gjithë mbrëmjes i qëndroi në krah të djathtë të Shpatit, por gjithsesi ky mbetet vetëm një hamendësim pasi do të jetë vetë Shpati ai që do të deklarojë nëse është e dashura e re apo thjesht në mikeshë. Ndër miqtë VIP që i uruan 32 vjetorin në këtë natë ku shpërthyen fishekzjarrët ishin aktori Herion Mustafaraj dhe këngëtarja Flaka Krelani. Gjithashtu ra në sy prania e një emri të famshëm të kinemasë botërore, aktorit shqiptar James Biberaj, I njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.