Shpat Kasapi më në fund e pranon: Jam i lidhur me një vajzë nga Kosova
Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin e pasdites me Rudina Magjistarin. Ai ka folur për karrierën dhe projektin e tij më të fundit në muzikë. Përveç të rejave në fushën e muzikës, Shpati tregoi se është në një lidhje, por në fillimet e saj. I pyetur nga Rudina nëse është i dashuruar, ai hezitoi të kthejë përgjigje, por disa minuta më vonë la të kuptohet se është. Kasapi shtoi gjithashtu se për këngën e tij më të fundit është gëzuar shumë e dashura e tij, por dhe të gjitha femrat e tjera të dashuruara. Ai pohoi gjithashtu se vajza që është në një lidhje është nga Kosova. Kujtojmë se deri më tani këngëtari ishte përfolur për disa lidhje të mundshme në jetën e tij personale, por vetëm sot pranoi se është në një lidhje./Who