Shpat Kasapi ndryshon shije, shikoni të dashurën e tij të re

Shpat Kasapi ka preferuar vitet e fundit ta mbajë jetën e tij private larg syrit të publikut. Prandaj askush nuk e dinte si i kishte punët me çështjet e zemrës. “Misteri” ka marrë fund ditën e djeshme, pasi Prive.al ka zbuluar partneren e tij.

Ata janë fotografuar teksa kishin dalë bashkë në mbrëmje në Shkup. Dëshmitarët tregojnë se ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndërkohë që burime pranë çiftit kanë zbuluar dhe identitetin e vajzës:

“Shpati ka më shumë se një vit i lidhur. Vajza quhet Selvije dhe në të kaluarën ka pasur një sallon bukurie të sajin. Njihet gjerësisht për punën ndër vite pasi ka punuar me fytyra publike në Maqedoni.”

Shpresojmë që kjo lidhje të jetë e fundit për Shpatin, i cili ka shprehur gjithnjë dëshirën të ketë një marrëdhënie të konsoliduar me një vajzë me të cilën të krijojë dhe familjen e tij.

News31.al