Shpat Kasapi mbrëmë në ‘Top Channel’ paska shkuar si çift. Çfarë nuk u pa në ekran?

Shpat Kasapi sapo e tha troç se zemrën e ka plot e nuk ka më vend për dyshime për lidhjen e tij me vajzën nga Maqedonia, të quajtur Selvije.

“Ja dhe paraqitja e shumëpritur nga fansat me shpirtin tim, Selvën”, ka shkruar Shpati krah pamjeve ku shfqet me të dashurën e tij në ambientet e ‘Top Channel’.

Nga video duket se vajza kujdeset për pamjen e këngëtarit pak para nisjes së ‘Shiko Kush Luan’, momente këto që tregojnë se ajo e ka shoqëruar në këtë udhëtim.

Epo siç ka premtuar dhe Shpati se shumë shpejt do të ketë dasmë, nuk mbetet asgjë tjetër veçse të gjithë të bëhen gati. Shpati e ka gjetur dashurinë e jetës së tij!/revistawho.com