Shpat Kasapi bëhet baba për herë të parë, këngëtari bën postimin emocionues dhe zbulon emrin e bukur të djalit

Shpat Kasapi dhe partnerja e tij Selvija janë bërë prindër për herë të parë. Ata kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre në 19 janar,

por vetëm sot e ndanë lajmin me ndjekësit në rrjete sociale. Ata kanë zbuluar se të voglit i kanë vendosur emrin Roel. Teksa ka shpërndarë një video me momentet më të bukura, Shpati shkruan:

“Udhëtimi ynë filloi saktësisht 9 muaj më parë kur #Roeli ishte ende në zhvillimet e tij te para për të ardhur në këtë botë.

Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të kënaqur, jo vetëm për shkak të kësaj përvoje të mrekullueshme që na bëri prindër”.

Kjo video është shpërndarë edhe nga Selvija në profilin e saj në Instagram ku shkruan se shumë gjëra i kanë ndodhur gjatë këtyre 9 muajve dhe uron që çdo njeri ta përjetojë këtë ndjesi.

“19.01.2022 ROELI na gezoj me ardhjen e tij ne jete. Faleminderit Allahu i Madheruar???????? Shume dashuri,shume lote,shume gjera na ndodhen per gjate ketyre 9 muajve???????? Uroj me gjithe shpirt qe cdo prinde ta perjetoj ndjesine e te pasurit nje femije???????? Ketu ne kte video kemi arritur te mbledhim copeza emocionesh nga zemra????”– shkruan ajo.