Shpat Deda: Më janë dashur 10 vite pas vdekjes së saj për të shkruar një këngë
Veç faktit që është një djalë mjaft i talentuar, Shpat Deda është një këngëtar me shpirt krijues e profil tërësisht unik. Origjinal në çdo krijim muzikor, por jo më pak i tillë edhe në raportet ndërpersonale. Mbrëmjen e sotme, në një mbrëmje speciale në “A Live Night”, Shpati ka treguar edhe një lidhje shumë shpirtërore me të afërmit.
Mes emocioneve, ai rrëfeu edhe vlerësimin që ka për gjyshërit, sidomos për gjyshen e tij, e cila nuk jeton më.
Aq të vështirë e ka pasur largimin e saj nga jeta, sa iu deshën dhjetë vjet për të krijuar një këngë për të, që ta nderojë prezencën e saj.
“Gjyshja ka qenë shumë e rëndësishme jo vetëm për mua, por për krejt fëmijët. Gjatë komunizmit ajo nuk ka mundur të vijë as të shohë fëmijët e vet fare. Kur janë hapur kufijtë, menjëherë ka ndodh takimi. Gjyshja ka jetuar këtu deri në 28-ën, pastaj është martu me gjyshin, pastaj ka ardhur në Prishtinë ku ka jetuar deri në fund të jetës.
Gjyshi im ka qenë i pari që ka përkthyer veprat e Sami Frashërit. Gjyshja ime nuk arriti të më shihte mua të famshëm. Mendoj se do të ishte shumë krenare për mua. Me gjyshen kam kaluar shumë kohë, më ka mësuar shumë. Kam ndenjur afër 10 vite që kur ka vdekur gjyshja, që të bëja një këngë që e nderon prezencën e saj.”– tha Shpat Deda.