“Show” ose jo, nga “Përputhen” mund të shkaktohen edhe divorce
Përputhen është një nga programet më të ndjekur të momentit në televizion, pavarësisht se komentet në rrjet nuk janë gjithmonë pozitive (më shumë për këtë mund të lexoni këtu).
Gjithsesi kurioziteti rreth emisionit mbetet i madh, sidomis kur bëhet fjalë për pyetjet që i drejtohen autores, Olsa Muhameti. Në rubrikën “Ask me a question” në Instagram ajo ka marrë shumë të tilla, megjithatë ato që ranë në sy ishin dy. E para në lidhje me vërtetësinë e programit, sa përqind realitet dhe sa përqind “show” është. Përgjigja e Olsës? 80 me 20.
Po ashtu ajo ka publikuar dëshirën e një gruaje për të aplikuar në program, edhe pse është e martuar. Autorja e Përputhen thotë se ka shumë kërkesa të tilla, megjithatë produksioni nuk do të bëhet shkak për divorc.
Këtë çiftin te Përputhen nuk do e shohim, po diçka na thotë që së shpejti mund të jenë tek “Shihemi në Gjyq”.
/News31