Shota Baraliu ka ndarë mendjen se si do t’i shpenzojë nëse fiton 200 mijë eurot

Gjatë mbrëmjes banorët ishin mbledhur dhe po diskutonin temën më të madhe: Çfarë do të bësh me 200 mijë eurot?

Çmimi i madh i Big Brother VIP Kosova për fituesin do të jenë 200 mijë euro dhe Shota Baraliu ka ndarë mendjen se si do t’i shfrytëzojë.

“Një pjesë të çmimit do ta ndaj për SOS Fshatrat në Kosovë, një pjesë do ta shpenzoj në dhurata për miqtë dhe familjarët e mi dhe pjesa tjetër do të filloj biznes”, u shpreh ajo në bisedë me Xhulin dhe Gjonin. /Prive.al