Shoqet i kanë ngacmuar të dashurin; rrëfehet Lei Kraja
Moderatorja e sportit, Lei Kraja, tërheq gjithnjë vëmendjen jo vetëm me linjat trupore në rrjetet e saj sociale, por edhe me jetën e saj personale, për të cilën fansat e saj kanë shumë kuriozitet.
Së fundmi, ajo ishte e ftuar në një intervistë ku ka treguar rreth situatave të sikletshme që i kanë ndodhur në televizion, ndërsa ka zbuluar detaje për jetën intime.
Në një lojë të zhvilluar në emision “Pikë’, Lei Kraja deklaroi se një nga situatat më të sikletshme në televizion iu grisën pantollonat gjatë një interviste live. “Mu grisën pantallonat në sy të të gjithëve live”, tha ajo.
Kur u pyet se sa herë është dashuruar, moderatorja seksi tha se se kjo ka ndodhur vetëm një herë pa dhënë detaje, ndërsa hezitoi të tregonte a është aktualisht në një romancë, duke zgjedhur të pijë një shots në vend të të kthente përgjigje.
Ajo gjithashtu tregoi se ka pasur raste kur shoqet i kanë ngacmuar të dashurin. “E kam filtuar shumë shoqërinë pasi ka ndodhur. Nuk i quaj shoqe”, zbuloi Lei Kraja.
Në një lojë tjetër që zhvilloi, ajo duhet të zgjidhte se kush ishte moderatore sportive më e mirë Ilda Bejleri apo Hygerta Sako. Lei Kraja zgjodhi këtë të fundit. Nuk kanë munguar as pyetjet në lidhje me Big Brother, ku ajo mes dy konkurrentëve më të fortë Donald Veshajt dhe Ilir Shaqirit u shpreh se balerini është më i avancuar. “Iliri më duket shumë gjakftohtë, shumë i zgjuar dhe nga ana taktike shumë më i avancuar edhe pse Donaldin e njoh dhe kam shumë respekt për të”, u shpreh ajo.