Shoqe për kokë, Aurela Gaçe dhe Eli Fara duet në “Kënga Magjike”?

Janë mike të vjetra në jetën reale, pasi këngëtaret Aurela Gaçe dhe Eli Fara shpesh janë të pandara nga njëra-tjetra. Burime ekskluzive për robiz.al bëjnë me dije se dy miket, Aurela dhe Eli do të konkurrojnë në këtë edicion të “Kënga Magjike 2018” me një duhet së bashku. Mesa duket gara këtë vit do të jetë e forte, duke qenë se festivali ka përvjetorin e 20-të.