Shoqata Tirana vlerëson emrat që kontribuan për kryeqytetin

Presidenti i Yldon Media Group nënvizoi rëndësinë  që ka ngritja e problematikave për kryeqytetin dhe zgjidhja e tyre teksa theksoi se për tironsit dera është e hapur për këdo.

Ylli Ndroqi: Jam i emocionuar nga ky vlerësim që unë do t’ja dedikoj Yldon Media Group, gazetarëve, operatorëve, drejtuesve të televizionit që bëjnë një punë të jashtëzakonshme prej 13 vitesh duke u shërbyer qytetarëve shqiptarë në Tiranë dhe jashtë saj. Duke i uruar qytetit të Tiranës, qytetit të dashurisë, qytetit të harmonisë, qytetit të mikëpritjes, ne jemi tironsa, ne jemi të thjeshtë, ne nuk dimë të bëjmë lajka. Çfarë kemi në ambjentet e familjes sonë ne jemi gati t’ja dhurojmë gjithëkujt. Pse? Sepse rrjedhim nga familje punëtore, familje që e kemi ndërtuar me punë dhe sakrificë çdo gjë. Këtë bëjnë tironsit dhe të mos na e marrin për dobësi se jemi tironsa, por jemi humanë. Duam njëri-tjetrn  dhe vlerësojmë pa fund këdo. I uroj Tiranës mijëra e mijëra vite e shekuj, se Tirana është me fat, është e bekuar nga Zoti. Aty ku ka kala ka qytetërim, jo pa qëllim Tirana ka sukses, Tirana do të ecë përpara, Tirana tregon që ka tironsa.

Ylli-2

Ylli-3

Edmond Leka është vlerësuar për kontributin e  dhënë në përballimin e tërmetit edhe pse aktet e bamirësisë nuk i ka bërë publike në media.

Edmond Leka: Ndjehem në vështirësi sepse ne mundohemi të kontribuojmë, të ndihmojmë njerëzit në nevojë si kpmopani, si familje, personalisht. Bëjmë atë që mundemi me zemër, por nuk e bëjmë për të marrë vlerësime ose çmime.

Futboll Klub Tirana ka një rëndësi domethënëse për kryeqytetin ndaj Refik Halili ka marrë një çmim të posaçëm.

Ylli-4

Refik Halili: Jam shumë i privilegjuar që sot në këtë sallë prezantojmë edhe festimin që do të bëjmë të gjithë bashkë për Klubin e Tiranës, për 100 vjetorin e Tiranës dhe klubit tonë më të madh në Shqipëri dhe më me shumë trofe.

https://www.youtube.com/watch?v=s_YkRdz7z4c&feature=emb_title

/Ora News.tv/

error: Content is protected !!

Copy link