Shokuese/ Do bënte operacion plastik, humb jetën blogerja e famshme gjatë ndërhyrjes
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi. Një blogere e njohur italiane ka humbur jetën pasi po bënte një ndërhyrje për të tonifikuar kofshët e saj.
Alessia Ferrante ka humbur jetën në një klinikë private në Monopoli. Ajo kishte shumë ndjekës në rrjetet sociale dhe ishte e njohur pasi ishte vajza e futbollistit Renzo Ferrante. 37 vjeçarja ka pësuar atak kardiak. Menjëherë prokuroria e Barit ka hapur hetimet në lidhje me këtë ngjarje, ku është akuzuar për vrasje kirurgu plastik i klinikës private, Francesco Reho.
Nga hetimet e deritanishme, është konstatuar se 37 vjeçarja duhet të kalonte nën anestezi lokale për të hequr indin yndyror nga këmbët. Pasi iu injektua ilaçi anestezik, ajo është ndjerë sëmurë.
Në të kaluarën, ajo ka kryer operacione të tjera të kirurgjisë plastike dhe nuk ka pasur komplikacione shëndetësore.